Portieri Bruno Puja, është afrimi i radhës tek Erzeni. Klubi shijakas, përforcohet në prapavijë, me lojtarin që vjen nga Bylis.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi ballshiotë, që njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me Pujën, duke e lënë të lirë lojtarin.
Erzeni ka qenë një nga skuadrat më aktive në këtë merkato janari, teksa ka pësuar ndryshime të shumta, me largime, por edhe afrime në të gjitha repartet.



