Zyrtare, Kukësi firmos me futbollistin e Shqipërisë U-21

Zyrtare, Kukësi firmos me futbollistin e Shqipërisë U-21

Jorgo Pëllumbi është zyrtarisht lojtari më i ri i Kukësit. Mbrojtësi dhe kapiteni i Shqipërisë U-21, ka firmosur ditën e sotme me verilindorët.

MCN” mëson se 21-vjeçari do të luajë i huazuar te Kukësi nga kroatët e Varazdin, deri në fund të sezonit, teksa do të jetë pjesë e skuadrës verilindore edhe në Kupat e Europës, nëse ata marrin pjesë.

Një goditje e rëndësishme për Kukësin në mbrojtje, pasi Pëllumbi e njeh mirë kampionatin shqiptar, për shkak se në të kaluarën ka luajtur me Skënderbeun, me të cilët tregoi paraqitje mbresëlënëse, çka solli edhe kalimin në elitën e futbollit kroat te Varazdin.

Longo merr një afrim të rëndësishëm në prapavijë dhe tashmë skuadra e tij mund të quhet e kompletuar për të synuar deri në fund titullin kampion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy