Arrihet marrëveshja, zbulohet e ardhmja e Sergio Ramos

Arrihet marrëveshja, zbulohet e ardhmja e Sergio Ramos

Sergio Ramos u largua nga Real Madrid, me të cilët luante nga viti 2005 dhe tashmë duket se do të vazhdojë karrierën në Francë. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Ramos ka arritur marrëveshje për të kaluar te skuadra e Paris Saint-German.

Spanjolli do të firmosë kontratë 2-vjeçare me PSG dhe shumë shpejt pritet të mbyllet gjithçka për këtë lëvizje. Pasi futbollisti të kryejë vizitat mjekësore, do të vijë edhe zyrtarizimi te skuadra e re.

PSG dëshiron të fitojë Champions Leaguen në sezonin e ri dhe për këtë arsye po krijon një skuadër kompetitive. Vlen të theksohet se vetëm pak ditë më parë, klubi francez arriti marrëveshjen me portierin italian Donnarumma si dhe mbrojtësin e djathtë të Interit, Achraf Hakimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy