Paris St Germain, zgjedh Ademola Lookman për sulmin

Paris St Germain, zgjedh Ademola Lookman për sulmin

Një prej objektivave të drejtuesve të Paris St Germain për merkaton e ardhshme do të jetë përforcimi i sulmit.

Tek kryeqytetasit kanë filluar tratativat për ta zgjidhur sa më shpejt këtë problem, të cilët e kanë fokusuar vëmëndjen tek Ademola Lookman.

Ylli i Atalantës po lë gjurmë nën urdhërat e Gian Piero Gasperinit dhe kontrata i përfundon në 2026-tën.

Paraqitjet dinjitoze në metrat e fundit sigurisht kanë ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit, e cila momentalisht i arrin 40 milionë eurot.

Cilësitë si teknika dhe shpejtësia ia kanë shansin të adaptohet në disa pozicione të repartit të avancuar dhe ia ka shpërblyer besimin e dhënë numrit një të stolit.

‘’ Les Pariziens ‘’ natyrisht janë një ekip i fuqishëm në aspektin ekonomik por duhet kujtuar se 27 vjeçari vjen pas një sezoni shumë të mirë me ‘’ Mbretëreshën e Italisë ‘’ pasi në sezonin e shkuar e fitoi Europa Leaguen, pikërisht me tre golat e anglezit në finale kundër Bayer Leverkusenit.

Kur bëhet fjalë për Nasser Al Khelaifin, dihet se ofertat e sheikut kanë rezultuar gjithmonë tunduese, falë të cilit për shumë vite me rradhë në ‘’ Parque de Prince “ janë transferuar shumë yje të futbollit botëror.

Javët vijuese do të jenë shumë të rëndësishme për vijimësinë e Ademola Lookman në karrierë, i cili gjatë karrierës ka provuar veten në disa ekipe, si përshembull Everton, Leipzig, Fulham apo Leicester City dhe si duket e ka gjetur komoditetin tek bergamaskët, një ekip shumë i sikletshëm për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy