
Teuta dhe Partizani janë ndarë në një barazim me rezultatin 1-1 në supersfidën e javës së 16 të Superligës. Si durrsakët ashtu edhe kryeqytetasit morën nga 1 pikë, e cila nuk gëzon asnjë përveç Vllaznisë, që vijon të ruajë kreun e pa cënuar.
Përsa i përket zhvillimit të ndeshjes të parët që kaluan në avantazh ishin ‘demat’ me Asanin, duke krijuar përshtypjen e një tre pikëshi në transfertë. Gjithsesi po brenda pjesës së parë Teuta barazoi me sulmuesin Krasniqi. Në pjesën e dytë, përveç ndonjë rasti sporadik, për t’u veçuar ishte kartoni i kuq i futbollistit të Partizanit, Murataj.
Pas 16 javësh kampionat Teuta dhe Partizani ndajnë vendin e dytë me 27 pikë, 9 më pak se Vllaznia kryesuese.



