Ajo e sotmja, mund të quhet edhe si dita e rinovimeve te skuadra e Kukësit. Pas mbrojtësit Redon Dragoshi, verilindorët kanë zgjatur bashkëpunimin edhe me një tjetër lojtar.
Bëhet fjalë për kapitenin Gjelbrim Taipi, i cili ka rinovuar me Kukësin për dy sezone të tjera. Mesfushori është në qendër të projektit për trajnerin Skënder Gega dhe për këtë arsye, drejtuesit e kanë bindur të rinovojë.
Njoftimi i klubit:
Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me kapitenin Gjelbrim Taipi për të rinovuar kontratën edhe për 2 sezone të tjera. Mesfushori nga Tërnoci, ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2024, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.
Taipi u bashkua me Kukësin në sezonin 2020-2021 duke qenë ndër futbollistët më të rëndësishëm në ekip dhe njëkohësisht duke marrë edhe shiritin e kapitenit. Klubi i Kukësit i uron suksese kapitenit Gjelbrim Taipi.



