
Dëshira e madhe e Manchester City-t për të firmosur me Erling Haaland i detyron automatikisht drejtuesit të vënë në shitje lojtarë të rëndësishëm për të përballuar këtë investim historik për një ndër risitë e futbollit modern .
Gishti i është vënë mesfushorit Riyad Mahrez i cili ndiqet nga skuadrat e elitës si Paris St Germain , Barcelona apo Juventusi . ‘’ The Citiziens ‘’ janë të fiksuar me norvegjezin dhe s’do të reshtin deri sa ta bëjnë të tyrin por duhet të investojnë 300 milionë euro për ta larguar nga ‘’ Signal Iduna Parku ‘’. Algjeriani konsiderohet i tepërt për Pep Guardiolan dhe duke parë kandidatët , City ka filluar të fërkojë duart .
‘’ Les Pariziens ‘’ sipas ‘ Foot Mercatos ‘e shikojnë një zëvëndësues për Di Marian por nuk anashkalohen dhe largimet e Lionel Messit dhe Kylian Mbappes nga ‘’ Parque de Princes ‘’ dhe kryeqytetasit duhet me patjetër ti paraprijnë kësaj situate për të mos i vështirësuar gjërat në të ardhmen .
Rindërtimi ka filluar pasi eleminimi nga Real Madridi theksoi shumë problematika në 11-shen e Mauricio Pochettinos i cili nuk ka dhënë rezultatet e pritura deri në këtë fazë të sezonit.
As ‘’ Azulgranët ‘’ nuk mbeten inferiorë në lidhje me 31 vjeçarin të cilët nga çdo merkato kanë dalë të zhgënjyer sepse bardhekaltërit i janë përgjigjur me ‘ jo ‘ interesit të spanjollëve .
Megjithatë nëse Erling Haaland do të vendosë për ‘’ Etihad Stadium ‘ , Manchester City duhet menjëherë të anashkalojë ndonjë element të rëndësishëm dhe Riyad Mahrezit do ti takonte ti jepte fund eksperiencës me anglezët .
Por duhet bërë kujdes edhe nga Juventusi , ekip që gjithmonë kërkon përmirësimin dhe e fillon çdo sezon si një kandidat potencial , sidomos në Itali .
Në të kaluarën torinezët treguan forcën me transferime të bujshme si Cristiano Ronaldo , Vlahovic dhe së fundmi Antonio Rudiger dhe mund të vijojë të befasojë duke i bërë një tjetër dhuratë Massimiliano Allegrit.
Për ofensivën po analizohen të tjerë kandidatë si Osumane Dembele i cili do ti bashkohej një tridenti të frikshëm me Mahrez dhe Vlahovic.
Lista nuk mbaron me kaq sepse edhe Manchester United , Chelsea dhe Bayern Munchen qëndrojnë prapa derës dhe parashikohet se në verë do të zhvillohet një sfidë e ashpër që do të përcillet me shumë emocione gjatë të cilës surprizat sigurisht do të jenë në çdo hap prezente .



