Rrëfimi i Ajetit: Nuk pendohem që zgjodha Zvicrën (VIDEO)

Rrëfimi i Ajetit: Nuk pendohem që zgjodha Zvicrën (VIDEO)

E përditshmja zviceriane “Blick” i ka kushtuar një artikull të veçantë sulmuesit Albian Ajeti i cili është vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti.

Bomberi që aktivizohet me skuadrën e Baselit, ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren e Zvicrës dhe jo atë të Shqipërisë. Dhe për këtë zgjedhje Ajeti nuk pendohet edhe pse Shqipërinë e konsideron si shtëpinë e familjes së tij.

“Eshtë shtëpia e familjes sime. Megjithatë, vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë. Ishte e drejtë që zgjodha Zvicrën. Unë kam një vëlla binjak, Adonis, që po luan me Chiasson tani. Fati i tij erdhi tek unë. Ai u dëmtua dhe ka luftuar shumë për t’u kthyer në futboll. Vëllai im më i madh është Arlindi, i cili u kthye nga Italia dhe tani luan për Grasshopers. Kemi kontakte të përditshme. Vëllezërit  janë shumë të rëndësishëm për mua”

Ajeti foli dhe për të ardhmen e tij për të cilën u shpreh:

Kam plane të mëdha, i kam vendosur vetes qëllime shumë të larta. Për momentin, jam i përqendruar te FCB. Por, qartësisht, klubet e njohura jashtë Zvicrës mbeten qëllimi im afatgjatë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy