Bayern Munchen, sfidë Barcelonës për Bernardo Silvan

Bayern Munchen, sfidë Barcelonës për Bernardo Silvan

Gjatë orëve të fundit një tjetër pretendent është futur në garë për Bernardo Silvan.

Portugezi prej kohësh është pjesë e listës e Barcelonës, skuadër e cila gjatë merkatos së verës do të masë forcat me Bayern Munchen.

Sipas portalit ‘ Barça Reservat ‘ drejtuesit e bavarezëve i kanë nisur negociatat me ato të Manchester City-t për arritjen e objektivit.

Momentalisht nuk dihet se cili trainer do të marrë drejtimin e ish rekordmenëve të Bundesligës por gjithsesi mesfushori po monitorohet me kujdes nga drejtuesit e një ndër klubeve më të famshëm në kontinentin e vjetër.

Për 29 vjeçarin, ‘’ Qytetarët ‘’ kanë përcaktuar një klauzolë për prishjen e kontratës prej 58 milionë eurosh, e konsiderueshme por jo problematike për presidencën e Bayern Munchenit.

Kontrata e ishi-t të Monacos me anglezët përfundon në qershorin e 2026-tës, determinant në 11-shen e Pep Guardiolas në sezonin aktual.

11 gola dhe 6 asiste në 44 sfida është kontributi i Bernardo Silvas për një ndër ekipet më kompetitive jo vetëm në Angli por edhe në Champions League dhe nuk përjashtohet fakti se e ardhmja e tij mund të ndryshojë shumë shpejt destinacion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy