Bayerni përsëri në luftë për  Wijnaldum

Bayerni përsëri në luftë për Wijnaldum

 Pas  interesit konstant të Barcelonës për transferimin e Georginio Wijnaldum,  tashmë për mesfushorin e Liverpoolit  ka rishpallur kandidaturën Bayern Munchen .  Sipas Anfield Central bavarezët kërkojnë të përfitojnë nga situata e pazgjidhur e hollandezit me ‘’ The Redsat ‘’  për ta patur  në gjirin e tyre .  Fakti se është drejt përfundimit të ciklit me anglezët dhe se gjatë kohës nuk ka patur zëra për një rinovim  ndërmjet palëve  ,  interesi i  gjigandëve të Gjermanisë për 30 vjeçarin me siguri do ti gjenerojë një tjetër perspektivë për vijimësinë .  Gjithsesi lufta do të mbetet e hapur deri në fund të merkatos sepse përballja ndërmjet Bayern Munchen dhe Barcelonës thekson një rivalitet të jashtëzakonshëm .

Rikuperimi i versionit më të mirë në fushën e lojës i ka ngjallur më tepër rezistencë ‘’ Los Cules ‘’ për situata të tilla sepse si lojtarët e drejtuar nga Ronald Koeman ashtu edhe presidenca e lideruar nga Joan Laporta po i çojnë drejt rrugës se duhur spanjollët . Ulja  e Julian Nagelsmann në stol i ka ndezur motorrët e Bayernit dhe  Georginio Wijnaldum shihet si elementi i duhur  për të perfeksionuar funksionimin e mesfushës   .   Para pak kohësh kampioni në fuqi i Bundesligës hoqi dorë nga nxënësi i Jurgen Klopp për arsye ekonomike  sepse kërkonte 90 mijë stërlina në javë por analizat e thella të tyre  e kanë  rikthyer  vëmëndjen tek ky lojtar .  Kapaciteti  i adaptimit të menjëhershëm në shumë zona të fushës e bën figurën e tij më potente në sytë e Bayern Munchen  i cili do të ketë shumë punë përpara sepse do ti duhet të  ‘’ heqë qafe ‘’  ‘’ Blaugranët ‘’ për ta transferuar në  ‘’ Allianz Arena ‘’. 

Momentalisht një ndër komponentët kyç të kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’  numëron 46 takime dhe 3 gola me kampionët në fuqi të Premier Leagues të cilët po përjetojnë një ndër sezonet më të vështira të historisë së tyre . Lufta për pjesmarrjen në  Europë komplikohet me kalimin e javëve sepse Liverpooli renditet i 6-ti me 7 pikë larg Chelseat që ruan me fanatizëm vendin e 4-tërt .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy