
Në sezonin aktual Santiago Gimenez vijon të jetë një ndër më të spikaturit tek Feyenoordi.
22 vjeçari po shkëlqen me hollandezët dhe menjëherë është përfshirë në listën e Milanit për merkaton e verës.
Stefano Pioli e ka deklaruar me kohë se pret transferimin e një sulmuesi cilësor në ‘’ San Siro ‘’ dhe me paraqitjet e bëra e ka bindur trainerin italian.
Ishi i Fiorentinës pretendon ti rikthejë kuqezinjtë tek titujt, rrugëtim i cili parashikohet i vështirë për faktin se rivaliteti në çdo kompeticion sa vjen edhe ashpërsohet.
Një ndër politikat e klubit është blerja e lojtarëve të rinj, të cilët mund të jenë përfaqësuesit idealë të Milanit në të ardhmen dhe Santiago Gimenez i plotëson kërkesat e numrit një të stolit të shtatë herë fituesve të Champions Leagues.
Para pak kohësh, golashënuesi i ekipit nga Roterdami është pretenduar edhe nga Chelsea dhe Real Madridi, për të cilin flitet se shumë shpejt do ta ketë mundësinë e kalimit tek një ekip elite.
23 gola dhe 5 asiste në 33 sfida demostrojnë se flitet për një sulmues shumë të rrezikshëm por ‘’ Djalli ‘’ do të ketë një duel të vështirë me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ për shërbimet e tij.



