
Ecuria e Antonio Rudiger referuar sezonit aktual i ka përmbushur pritshmëritë dhe në sajë të kësaj situate drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur për të ardhmen e tij.
Gjermani do të qëndrojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ të paktën edhe për një tjetër sezon edhe pse ka patur disa oferta të konsiderueshme nga disa klube të Arabisë Saudite.
33 vjeçari mendon se ende ka për të dhënë tek ‘’ Galaktikët ‘’ dhe veçanërisht në kompeticionet më të rëndësishme të kontinentit të vjetër.
Eksperienca e akumuluar ndër vite dhe të qënit një lider në prapavijë sigurisht e kanë forcuar idenë e Florentino Perezit se duhet t’ia rinovojë kontratën.
Mentaliteti kompetitiv, kontributi i dhënë gjatë kësaj kohe tek ‘’ Los Merengues “ është pikërisht ajo që i duhet këtij ekipi, ish fitues i Champions Leagues dhe shumë titujve të tjerë të rëndësishëm.
Qëndrimi i peshave të rënda historikisht ka qenë një prioritet tek ‘’ Los Blancos ‘’, pretendentë seriozë në çdo sezon për fitimin e trofeve.
1 gol në 16 sfida, shoqëruar me një rendiment për tu marrë në konsideratë janë arritjet e deritanishme të qendërmbrojtësit nga Berlini, i padiskutueshëm në 11-shen e Alvaro Arbeloas.



