
Pas dy sezoneve në Arabinë Saudite në rradhët e Al-Hilal, Aleksandar Mitrovic mund të rikthehet në Premier League.
Serbi në të shkuarën ishte pjesë e Newcastle United dhe Fulhamit dhe e njeh shumë mirë këtë ligë.
Kësaj rradhe për shërbimet e sulmuesit ka nisur garën Manchester United, Newcastle dhe Tottenham Hotspuri.
30 vjeçari ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në një ligë shumë më inferiore se e lartpërmendura në aspektin cilësor por në atë ekonomik bën natyrisht diferencën.
68 gola dhe 15 asiste në 79 sfida janë statistikat e Aleksandar Mitrovic, shumë i rëndësishëm edhe tek kombëtarja e tij.
Sipas ‘ CaughOffside ‘, arabët kanë përcaktuar rreth 30 milionë euro për largimin e tij, inferiore si shifër në krahasim me atë që investuan në të shkuarën për ta blerë, konkretisht 50 milionë euro.
Me ecurinë e deritanishme të merkatos së verës sigurisht arrihet në konkluzionin se sfidat do të ashpërsohen më tepër dhe nxënësit të Simone Inzaghit do ti duhet të analizojë me detaje hapin e ardhshëm në karrierë.



