
Franc Veliu pritet të jetë afrimi i radhës te Teuta. Mesfushori nuk po gjen hapësira te Gjilani në Kosovë këtë sezon dhe pritet të largohet.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, mesfushori pritet të mbyllë bashkëpunimin me Gjilanin për t’u rikthyer në Superiore. Thuhet se Teuta ka shfaqur interes serioz dhe dëshiron ta transferojë në merkaton e janarit.
Veliu e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Flamurtarit, Kukësit dhe Partizanit.



