
Shpërthimi i Ousmane Dembeles po i jep shumë avantazhe Paris St Germain në majën e sulmit.
Si duket pak e nga pak francezi po shëndërrohet në liderin e ‘’ Les Pariziens ‘’, të cilët përbëhen nga një ekip kompetitiv.
Për ishi-n e Borussia Dortmundit faktikisht nuk kanë munguar ofertat së fundmi, sidomos nga Arabia Saudite.
Ky kampionat po zhvillohet me hapa galopantë dhe spikat për ofertat e majme, sidomos për lojtarë të cilët kanë spikatur në vitet e fundit në Europë.
Zërat flasin për një ofertë prej 100 milionë eurosh, e konsiderueshme por e justifikuar nga paraqitjet e 27 vjeçarit, i cili të mahnit me teknikën dhe sidomos shpejtësinë, cilësi që e avantazhojnë në duelet një kundra një.
Ofertat nga klubet e Arabisë Saudite përgjithësisht rezultojnë tunduese dhe me eksperiencën mbi supe Osumane Dembele mund të përshtatet shumë shpejt në një kampionat të tillë.
Negociatat ndërmjet palëve ende nuk kanë filluar por protagonistit të historisë i duhet të marrë një vendim për vijimësinë në karrierë.
4 gola dhe 4 asiste në 8 sfida numëron deri më tani nxënësi i Luis Enriques, trainer që beson tek potenciali i sulmuesit nga Vermon, i cili s’mund të vihet në dyshim.



