Trajneri i Moldavisë: Meritonim fitoren ndaj Shqipërisë, kualifikohemi në Çeki

Trajneri i Moldavisë: Meritonim fitoren ndaj Shqipërisë, kualifikohemi në Çeki

Trajneri i Moldavisë, deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij meritonte fitoren ndaj Shqipërisë.

Serghei Clescencos, u shpreh se Moldavia dominoi pjesën e dytë ndaj Shqipërisë dhe meritonte të shënonte golin e përmbysjes.

Nuk fituam, por luajtëm me një energji të jashtëzakonshme dhe dhamë më të mirën tonë në fushë. Kjo do të thotë se fitorja do të vijë në ndeshjen e radhës.

Sigurisht që u bë më e vështirë pas penalltisë së Shqipërisë, por në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë se në të parën. Djemtë dhanë gjithçka kishin, u jam shumë mirënjohës.

Shqipëria? Ata nuk krijuan aq sa ne në pjesën e dytë. E pranoj, Shqipëria na vuri në vështirësi me disa kundërsulme të shpejta, por rastet më të pastra i kishim ne. Nëse do të kishim pasur pak më shumë fat, do të kishim shënuar edhe golin e dytë.

Pjesa e dytë tregoi qartësisht se ne e meritonim fitoren. Tashmë duhet të shkojmë të fitojmë në Çeki. Jemi në formë, mund t’ia dalim.

Më barazimin e djeshëm, Shqipëria siguroi zyrtarisht kualifikimin për në Europianin e Gjermanisë, që do të mbahet verën e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy