Emerson Royal qendron tek Barcleona

Emerson Royal qendron tek Barcleona

Pas dy vitesh huazimi tek Real Betis , Emerson Royal do të  niset drejt Barcelonës për tu vënë nën urdhërat e  Ronald Koeman .  Katalanasit me këtë lëvizje kanë fituar pikë  sepse do të kenë një variant më shumë për të  përmirësuar linjën defensive .  Kuq e blutë do te derdhin  9 milionë euro në arkat e ‘’ Los Verdiblancos ‘’  për 22 vjeçarin , transferim që do ti mundësojë Sergi Robertos largimin  nga ‘’ Camp Nou ‘’.

Spanjolli prej kohësh është objektiv i  Manchester City   dhe nëse ky operacion do të bëhet efektiv   do ti  shtonte fuqinë arkave të Barcelonës për tu vënë në ndjekje të tjera alternativave  . Prezencat me Real Betis i kanë dhënë një tjetër impakt të ardhmes së Emerson Royal sepse e ka pozicionuar veten ndër më të mirët e La Ligas , dhe  ‘’ Los Verdiblancos ‘’ nuk kanë mundur të kundërshtojnë largimin nga  ‘’ Benito Villamarin ‘’ sepse prioriteti i mbrojtësit nga Sao Paolo është nisja e një faze të re  në karrierë.

Rindërtimi në proçes i Barcelonës ka entuziazmuar me zhvillimet e deritanishme sepse lë vend për të shpresuar . Me rikandidimin e Joan Laportas dhe rimarrjen e presidencës gjithçka filloi të konceptohej ndryshe tek ‘’ Blaugranët ‘’ të cilët mbështeten fort tek e kaluara e 58 vjeçarit në Katalunjë .  Ritmi i deritanishëm është ai i duhuri për Barcelonën  dhe në vazhdim Emerson Royalit do ti duhet të përveshë mirë mëngët  sepse i duhet me patjetër të fitojë besimin Ronald Koeman. 

Anësori  brazilian  do të ketë mundësinë për të konkurruar kokë me kokë me Sergino Dest për një vend titullari  dhe duke patur parasysh eksperiencën e shkëlqyer në Andaluzi do të kërkojë te bëjë të njëjtën gjë me Barcelonën pavarësisht se do të jetë një eksperiencë krejtësisht ndryshe në aspektin kualitativ .

Me 38 ndeshje dhe 2 gola   pa anashkaluar lojën e shkëlqyer ky lojtar ka treguar se  është gati të shijojë këtë aventurë me gjigandët e La Ligas .

 

        

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy