Pas përfundimit të sezonit, gjatë të cilit Roma ishte shumë afër fitimit të një tjetër kupe europiane si Europa League , menjëherë drejtuesit janë fokusuar tek merkatoja e verës .
Granit Xhaka, i cili do të largohet nga Arsenali gjatë kësaj periudhe është përfshirë në planet e Jose Mourinhos.
30 vjeçari është një ndër të preferuarit e ‘’ The Special One ‘’ për mesfushën , i cili gjatë eksperiencës tek ‘’ Topchinjtë ‘’ e ka treguar se mund të shëndërrohet në një referent të padiskutueshëm në këtë pozicion.
Me portugezin në stol , ‘’ Verdhekuqtë ‘’ kanë ndryshuar fytyrë dhe tanimë janë një rival që të ngjall frikë , në Itali dhe në kontinentin e vjetër.
Pas shtatë sezonesh në të famshmin ‘ Emirates ‘ , Granit Xhaka mund të vendosë për të filluar një tjetër aventurë, në një ndër pesë ligat më prestigjoze të Europës siç është Seria A .
Në merkaton e 2016-tës Granit Xhaka u largua nga Borussia Monchengladbah tek ‘’ The Gunners ‘’ për shifrën e 45 milionë euro dhe me kalimin e kohës arriti të konsiderohej një ndër më cilësorët e 13 herë kampionëve të Premier Leagues.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.