Gravenberch zgjedh Bayernin

Gravenberch zgjedh Bayernin

   Tentativat e Bayernit për Ryan Gravenberch duket se do të konkludohen me një transferim të hollandezit në ‘’ Allianz Arena ‘’ , aty ku e pret një skuadër kampionësh e gatshme për të arritur gjithçka në të ardhmen .

Për talentin e Ajax Amsterdamit , bavarezët nuk do të kursejnë asgjë pasi e kanë të qartë se 19 vjeçari mund ti japë përparësi skemave të Julian Nagelsmann dhe mund ti shëndërrojë gjermanët në më të furishëm në metrat e fundit.

Rekordmenët e Bundesligës mund të buzëqeshin sepse e njohin potencialin e Ryan Gravenberch, produkt i një ndër akademive më të famshme të futbollit . 

Real Madridi , Barcelona apo Manchester United e kanë marrë paraprakisht një goditje të fuqishme nga një ekip që në asnjë sezon nuk del pa trofe, kryefjala e të cilit është vetëm suksesi, qoftë në Gjermani apo në kontinentin e vjetër.

Ngjashmëria e lojës me Paul Pogba i jep më shumë rëndësi figurës së Ryan Gravenberch sepse francezi tashmë është një ikonë  por edhe mesfushori i Ajaxit ka dëshmuar se e pret një e ardhme e ndritur në sportin më të ndjekur të planetit.

Filozofia e gjermanëve gjithmonë ka konsistuar në një projekt afatgjatë i cili është zbatuar me përpikmëri ndër vite dhe me kalimin e kohës Bayern Munchen ka shijuar trofe të panumërt duke evidentuar urinë e pakufijshme për të arritur majat  dhe me ekipin aktual të formuar mund të konsiderohet i pandalshëm. 

Për Ryan Gravenberch, duke njohur cilësitë e lojës së tij dhe natyrisht moshën mbi supe , kalimi në Bavari mund të jetë piknisja e një eksperience që me shumë gjasa do të shoqërohet me trofe  për vetë faktin e historikut të kësaj skuadre që nuk ka të ngopur.  

Por kjo histori sigurisht i shërben edhe drejtuesve të kryeqytetasve ku evidentohet se sa mirë kanë punuar në zhvillimin e talentëve dhe kjo arritje reflektohet me interesin e gjigandëve të Europës.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy