
Niveli i shkëlqyer i Fabian Ruiz si tek Paris St Germain ashtu edhe tek Spanja, po i siguron pretendentë me kalimin e kohës.
Mesfushori tashmë është stabel tek ‘’ La Furia Roja “ dhe ‘’ Les Pariziens ‘’, për të cilin flitet se mund ta vijojë karrierën në Arabinë Saudite.
29 vjeçari po shijon një moment shumë të mirë, i refektuar me fitimin e disa titujve me francezët, kryesisht atë të Champions Leagues.
Momentalisht nuk ekziston një ofertë konkrete për ishi-n e Napolit, i cili spikat për aspektin taktik dhe teknik dhe kapacitetin për tu përshtatur në situatat e ndryshme gjatë lojës.
Qëndrimi në kontinentin e vjetër mund të vihet seriozisht në dyshim duke qenë se ofertat nga klubet e Arabisë Saudite kanë rezultuar gjithmonë tunduese për elementët që bëjnë diferencën.
Sezonin e tretë në ‘’ Parque de Prince ‘’ Fabian Ruiz e ka përfunduar me 5 gola në 54 sfida, një lojtar kyç në 11-shen e formuar nga bashkombasi Luis Enrique.



