Ecuria shumë e mirë e Fabian Ruiz në sezonin e shkuar por edhe gjatë këtij Botërori po i siguron pretendentë.
Ndër to është edhe Real Madridi, ndër ekipet më të suksesshëm në aspektin sportiv dhe ndër më potentët në atë ekonomik.
Duke qenë se drejtuesit e Paris St Germain ende nuk e kanë marrë një vendim në lidhje me mesfushorin ato të ‘’ Los Merengues ‘’ kanë përfituar dhe në fakt bosi i tyre Florentino Perez thuhet se do të ofrojë rreth 40 milionë euro.
Ishi i Real Betisit shquhet për nivelin tekniko-taktik, i jep dukshëm avantazh si ekipit ashtu edhe Spanjës.
Rikthimi në La Liga mund të konsiderohet hapi i duhur për fantazistin duke qenë se e njeh shumë mirë dhe mbi të gjitha ish fituesit e Champions Leagues.
Si në çdo merkato tjetër numri një i ‘’ Galaktikëve ‘’ ka tentuar të transferojë më cilësorët në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për të përsëritur në çdo sezon sukseset.



