
Prej shtatë sezonesh Federico Valverde vijon të tregojë se është një element shumë i rëndësishëm në ecurinë e Real Madridit.
Uruguajani mbetet një referent në mesfushë, për të cilin Manchester City ka nisur ofensivën.
Traineri Pep Guardiola e pëlqen shumë lojën e 26 vjeçarit, i cili konsiderohet një lojtar shumë inteligjent, i aftë për tu përshtatur në disa pozicione dhe i jep një avantazh të dukshëm lojës së ‘’ Galaktikëve ‘’.
Ylli nga Montevideo ka patur një progres evident në lidhje me rendimentin, fakt që e bën të domosdoshëm në skemat e trainerit Carlo Ancelotti.
Mirëpo, presidenti Al Mubarak do të tentojë ta bindë me një ofertë të konsiderueshme gjatë merkatos së verës, pavarësisht se parashikohet edhe përgjigjja e kreut të ‘’ Los Merengues ‘’ Florentino Perez.
Do të jetë natyrisht një sfidë për ‘’ Qytetarët ‘’, të cilët mbeten gjithsesi një ndër klubet më të pasur dhe sigurisht ndër më cilësorët në aspektin sportiv.
Ishi i Penarol në sezonin aktual numëron 8 gola dhe 7 asiste në 49 sfida, shumë efikas si në prapavijë ashtu edhe në ofensivë.



