
Makthi për portierin e Ajax, Andre Onana ka marrë fund. Kamerunasi u dënua me përjashtim 1 vit nga aktivitetet futbollistike, për shkak të përdorimit të një substance të palejuar. Megjithatë dënimi u reduktua nga CAS në 9 muaj.
Pas plot 9 muajve, Onana është rikthyer në stërvitje me Ajax, duke hedhur pas krahëve momentin e vështirë që kaloi.
Kështu, 25-vjeçari është rikthyer në stërvitje dhe Ten Hag do e ketë gati duke filluar nga ndeshja e radhës.



