
Hakim Ziyech prite të jetë largimi i radhës nga skuadra e Chelsea. Sulmuesi nuk është në planet e bluve për sezonin e ri dhe duhet të gjejë një skuadër të re.
Prej kohësh, interes për marokenin ka shfaqur Milani, me kampionët e Italisë, që janë në kërkim të një sulmuesi anësor.
Megjithatë dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Premier League dhe preferon kalimin te Tottenham, aty ku e kërkon trajneri Antonio Conte.



