Jadon Sancho, kalon tek Roma

Jadon Sancho, kalon tek Roma

 Jadon Sancho është pranë fillimit të një tjetër eksperience në karrierë. 

Anglezi ka vendosur për Serinë A, aty ku do të përfaqësojë Romën. 

Negociatat ndërmjet drejtuesve të Manchester United dhe atyre të ‘’ Verdhekuqve ‘’ janë në fazën finale dhe për mesfushorin do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme në karrierë. 

Fillimisht italianët do ta huazojnë me blerjen e detyrueshme të kartonit në fundin e sezonit, e cila arrin vlerën e 20 milionë eurove. 

Sigurisht transferimi  i ishi-t të Borussia Dortmundit në ‘’ Olimpico ‘’ do të konsiderohet një ndër lëvizjet më të bujshme, kryesisht në Itali, tek ish fituesit e Conference Leagues nën drejtimin e Jose Mourinhos. 

Paga e 25 vjeçarit do ti arrijë 4 milionë eurot në sezon dhe natyrisht prezenca e tij në 11-shen e Gian Piero Gasperinit pritet të jetë një plus për ofensivën. 

Me ishi-n e Atalantës në stol, Roma ka shumë shanse që të vijojë në rrugën e duhur në kompeticionet pjesëmarrëse, i cili në të shkuarën e tregoi se çfarë është i aftë të bëjë duke e fituar edhe Europa Leaguen. 

Mënyra se si luan përshtatet me atë të skuadrës kryeqytetase pasi Jadon Sancho shquhet si një element mjaft teknik, i aftë për të bërë diferencën në zona të ngushta por gjithashtu është edhe mjaft i shpejtë. 

Për të do të jetë një privilegj sepse Roma është një ekip me shumë histori dhe Scudetto konsiderohet një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy