Juventus blen Kaio Jorgen

Juventus blen Kaio Jorgen

Juventusi vijon luftën në lidhje me sezonin vijues . ‘’ Zonja e Vjetër ‘’  ka  blerë talentin e Santos Kaio Jorge për 3.5 milionë euro .  Lajmi është publikuar nga gazetari i famshëm  Pedro Almeida  dhe e shëndërron transferimin e 19 vjeçarit në një ndër më interesantët e merkatos .  Kontrata e  sulmuesit merrte fund në muajin dhjetor por brazilianët kanë përfituar nga ky fakt për të mos rrezikuar largimin e tij me parametra zero  . 

Kaio Jorge do ti bashkohet projektit ambicioz të  përpiluar  Massimiliano Allegri që është mbështetur fort nga presidenti  Andrea Agnelli.  Pavarësisht moshës që mban mbi supe , me talentin që e karakterizon parashikohet ti sjellë shumë benefite   italianëve në ofensivë edhe pse Seria A mbetet një ndër kampionatet më rivalizues  .

Megjithatë objektivat e bardhezinjve s’do të ndalen me kaq sepse janë pranë firmosjes edhe me Manuel Locatellin dhe Miralem Pjanic , lojtarë që do ta pasuronin mesfushën . Italiani vjen pas një paraqitje  të mrekullueshme  në Europian  ndërsa boshnjaku ka përjetuar një ndër eksperiencat më të vështira të karrierës tek Barcelona . S’duhet harruar as lista e largimeve që përbëhet nga  emra si Rodrigo Betancur , Adrien Rabiot  Arthur Melo  .

Në lidhje me Kaio Jorge  mund të thuhet se konsiderohet një ndër më të spikaturit  në Amerikën e Jugut dhe tashmë do të ketë detyrën për të bindur  Massimiliano Allegrin se nuk ka gabuar me zgjedhjen e bërë .  

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy