
E ardhmja e Rodrygo Goes është shëndërruar në një ndër temat kryesore tek Real Madridi.
Braziliani pa dyshim konsiderohet një element shumë cilësor, për të cilin ekipe përtej kontinentit të vjetër janë interesuar.
Në fakt në Arabinë Saudite janë disa kandidatë që luftojnë për shërbimet e ishi-t të Santosit dhe kur flitet për një ligë të tillë dihet se ofertat janë të bujshme.
Ndërkohë, drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ e kanë marrë menjëherë situatën në dorë, të cilët nuk kanë ndërmend ta shesin por flitet se oferta mund ti arrijë 110 milionë eurot.
Por gjithsesi Rodrygo Goes ende e ka dëshirën për të qëndruar në Europë, i cili është i entuziazmuar për sezonin që sapo ka filluar pavarësisht interesit.
Objektivi i 24 vjeçarit lidhet me fitimin e titujve të rëndësishëm me gjigandët e Spanjës dhe më gjerë dhe natyrisht mund ta arrijë duke ditur se janë kandidatë seriozë për të përsëritur historinë në çdo sezon.
Por, edhe Manchester City po insiston për ta transferuar në ‘’ Etihad Stadium ‘’ por do të jetë e vështirë sepse ndoshta janë rivalë të kryeqytetasve në të ardhmen e afërt në Champions League.
Ditët vijuese do të jenë përcaktuese për vijimësinë e asit të kombëtares ‘’ Seleçao ‘’, nëse do të vijojë tek ‘’ Los Blancos ‘’ apo do ti japë lamtumirën Madridit.



