
Kastrioti ka prezantuar trajnerin e ri. Pas largimit të Ardian Memës, drejtimi i krutanëve i është besuar Emiljano Çelës.
Ky i fundit u largua nga drejtimi i skuadrës dy muaj më parë, por palët kanë arritur marrëveshjen për rikthimin në stol.
Kastrioti mban vendin e fundit në renditje me vetëm 20 pikë dhe qëllimi i Çelës do të jetë të shpëtojë skuadrën nga rënia.



