Behari: Shorti më i vështirë për Vllazninë, te Partizani dhe Tirana shqetësojnë largimet

Behari: Shorti më i vështirë për Vllazninë, te Partizani dhe Tirana shqetësojnë largimet

Trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari në emisionin “SportZone” në MCN TV, komentoi lëvizjet e skuadrave shqiptare në merkato si dhe shortin e tyre në Europë.

Sipas Beharit, në merkato po lëvizin vetëm skuadrat që luajnë në Europë, ndërsa për shortin tha se Vllaznia e ka më të vështirë nga të tjerët.

Në lidhje me Tiranën dhe Partizanin, Behari tha se po bëhet një punë e mirë, por e vetmja gjë që shqetëson, janë largimet.

Në merkato po lëvizin skuadrat që janë të detyruara të lëvizin, për shkak të ndeshjeve që kanë në Europë. Skuadrat e tjera e kanë marrë me qetësi. Florent Hasani ka ardhur për sulmues te Tirana, por nuk e di sa do ndihmojë për ecurinë. Më shqetëson Hoxhallari dhe Toli. Sidomos te ky i fundit, kam pak skeptik me çfarë do e zëvendësojnë.

Ju siguroj diçka, që pavarësisht emrave që kanë përballë, skuadrat tona bëjnë llogaritë për anën ekonomike. Bëjnë llogarinë financiare dhe duke parë këtë, nuk bëjnë nënvlerësime në emrat e kundërshtarëve.

Vllaznia ka përballë një skuadër me histori, e cila e pësoi sezonin e kaluar, duke u eliminuar nga Laçi. Nuk do jetë rastësi Shqipëria për ta. Do jetë më e vështirë për Vllazninë, kam përshtypjen. Ka disa lëvizje që ndikojnë direkt në formacionin e Vllaznisë. Koha është e shkurtër. Largimet janë me peshë specifike. Krymi ishte motori i Vllaznisë, Da Silva ishte bukuria e Vllaznisë.

Partizani e ka për të disatin vitin, që nuk mendon vetëm për Europën. Kam besim te Marini, sepse është djalë shtëpie. Merr vesh nga futbolli. Nuk dyshoj te strategjia. Më shqetëson edhe këtu largimet. U largua Stenio Junior, i cili kishte një meritë kryesore në ngritjen e Partizanit. Të kuqtë kanë afruar në ekip 4 lojtarë nga U-19. Nëse dy nga këta, bëhen pjesë e 18 të ekipit të parë, do ishte shumë e mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy