
Igli Tare, në rolin e drejtorit sportiv te Lazio, vazhdon me afrimet e rëndësishme në skuadër dhe pa shumë shpenzime.
Së fundmi, te bardhekaltrit është afruar me parametra zero, mesfushori Matias Vecino. Ky i fundit u largua nga skuadra e Interit, pasi i kishte përfunduar kontrata dhe ishte lojtar i lirë.
Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, 30-vjeçari uruguaian është zyrtarizuar te Lazio, me të cilët ka firmosur kontratën dhe pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm në kampionat.



