Sevilla synon Weghorst

Sevilla synon Weghorst

Prioriteti i  Sevillas për merkaton verore do të jetë patjetër një qëndërsulmues sepse Julian Lopetegui nuk ka marrë rezultatet e pritura në repartin e avancuar  gjatë fazës së parë të sezonit. 

Kandidati i fundit i gjetur nga drejtori sportiv Monchi është shtatlarti i Wolfsburgut Wout Weghorst i cili po  ecën me ritmin e duhur tek gjermanët .

Periudha e vështirë që po kalon Munir el Haddadi dhe huazimi i Luuk de Jong tek Barcelona e kanë vënë me shpatulla pas muri trainerin spanjoll i cili duhet të reagojë menjëherë për të mos të mos e prishur harmoninë e krijuar në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’. 

Hollandezi  e përfundon kontratën me Wolfsburgun  në 30 qershorin e 2023-shit por fakti se drejtuesit e ‘’ Ujqërve ‘’ nuk kanë arritur akoma marrëvëshjen mbi rinovimin e kontratës me golashënuesin e vë në dyshim të ardhmen në ‘’ Volswagen -Arena ‘’.

 Andaluzët  kanë deklaruar se do të bëjnë çmos për ta transferuar referentin kryesor të sulmit të Wolfsburgut  për ti dhënë një herë e mirë fund luhatjeve të cilat e kanë ndaluar produktivitetin e spanjollëve .

Wout Weghorst e ka filluar mirë sezonin dhe deri në këtë stad  ka shënuar 5 gola në 15 takime dhe ka shanse  për të zgjeruar suksesin edhe në Uefa Champions League , kompeticion në të cilin të besuarit e Florian Kohfeldt vijojnë akoma në luftë për kualifikimin për në fazën e 1/16-tave  .

 

 

 

              

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy