River Plate, fiton titullin në Argjentinë 3 javë para fundit të kampionatit (VIDEO)

River Plate, fiton titullin në Argjentinë 3 javë para fundit të kampionatit (VIDEO)

River Plate ka fituar zyrtarisht titullin kampion në Argjentinë, kur duhen edhe 3 javë nga fundi i kampionatit. “Los Milinarios” fituan titullin e 37-të në histori, me 52 pikë të grumbulluara në 22 javë.

Trofeu i kampionit për River Plate vjen në 120-vjetorin e themelimit të klubit. Sot, skuadra e drejtuar nga Marcelo Gallabardo mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Racing Club, në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires.

Në një sezon ku rivalët e Boca Juniors, por edhe ekipet me më shumë emër në Argjentinë si Estudiantes, Independiente, Lanus, Racing Club e San Lorenzo kanë pasur shumë luhatje në rezultate, River Plate nuk kishte rivalë aq sa ndjekësit më të afërt për momentin janë Defensa Justicia dhe Talleres Cordoba me nga 40 pikë, pra 12 pikë më pak.

Në përfundim të sfidës ndaj Racing, “Los Millinarios” morën në duar edhe trofeun e kampionët duke festuar me tifozët e tyre titullin numër 37-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy