
Zinedin Zidane, mund të drejtojë skuadrën e Bayern Munich, për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, thuhet se tekniku francez, është i zgjedhuri i bavarezëve për stolin.
Madje bëhet e ditur se mes palëve kanë nisur edhe kontaktet e para. Zidane, ka marrë propozimin për të drejtuar skuadrën e Bayern Munich.
Thomas Tuchel, do të largohet në fund të sezonit dhe Xabi Alonso ishte alternativa e parë për ta zëvendësuar, por spanjolli deklaroi se do të qëndrojë te Leverkusen dhe për këtë arsye, drejtuesit e Bayern Munich, kaluan te Zidane.
Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare, ku do të ketë edhe një vendim përfundimtar.



