
Mbërritja e Erik Ten Hag në ‘’ Old Trafford ‘’ po i jep menjëherë rezultatet .
Manchester United ka arritur akordin me Frenkie de Jong kundrejt 65 milionë eurove që i referohen kartonit dhe 20 të tjera në funksion të arritjeve të hollandezit, shtuar këtu edhe pagën e tij .
Pretendimi i Barcelonës prej 85 milionë eurosh është konsideruar i tepërt nga drejtuesit e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ të cilët kanë arritur ta reduktojnë.
Kështu që largimi i Paul Pogbas nuk shikohet më një problem për arsye se eksperienca në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ nuk rezultoi në lartësine e pretendimeve të anglezëve, të cilët prej shumë kohësh kanë mbetur në vendnumëro në aspektin e fitimit të trofeve .
Me Erik Ten Hag në stol mendohet se vijimësia e Manchester United do të jetë ndryshe sepse në të kaluarën demostroi potencialin me arritjen e Ajax Amsterdamit deri në gjysëmfinalet e Champions Leagues dhe që nga ai moment ka vijuar në fokusin e gjigandëve të kontinentit të vjetër.
Tek 20 herë kampionët e Premier Leagues eksperienca do të jetë një prove forcë për mesfushorin 25 vjeçar pasi do të përfaqësojë një ndër ekipet më të famshëm të historisë së futbollit , nën drejtimin e një traineri që në pak kohë arriti shumë larg .



