
Në merkaton e kaluar verore , Antoine Griezmann u konsiderua një ndër transferimet më cilësore.
Atletico Madridi investoi 40 milionë euro për huazimin e francezit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, për të cilin ekziston klauzola e blerjes përfundimtare të kartonit.
Kushti i vënë në kontratë është që kampioni në fuqi i botës të aktivizohet të paktën për 45 minuta gjatë sfidave të këtij sezoni por kështu siç kanë vijuar ngjarjet parashikohet e vështirë që diçka e tillë të ndodhë sepse është preferuar si zëvëndësues nga Diego Simeone .
Sipas ‘ Mundodeportivos ‘ kjo lëvizje konceptohet si një strategji e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të cilët po tentojnë uljen e rrogës së sulmuesit .
Arsyeja është rendimenti i vakët i 31 vjeçarit i cili nuk e ka lënë të kënaqur ‘’ El Cholon ‘’ që njihet për kembnguljen dhe shpirtin luftarak , cilësi me anë të cilave e ka lartësuar ndër vite emrin e spanjollëve .
Ideja e argjentinasit është qëndrimi i ishi-t të Barcelonës pasi është shumë i rëndësishëm në ofensivë , për të cilin u investuan 120 milionë euro në merkaton e kaluar verore .
Nxënësit e Diego Simeones morën një goditje në fundjavë duke u mundur në shtëpi me shifrat 0-2 kundër Villarealit dhe në ndeshjen e rradhës pritet kthesa pavarësisht se do të zhvillohet në një fushë shumë të vështirë si ajo e ‘’ Mestallas ‘’.



