
Barcelona është duke e shfrytëzuar maksimalisht merkaton me qëllimin e fuqizimit të arkave dhe gjithashtu patjes në dispozicion të elementëve të duhur të cilët do të rikthejnë entuziazmin në ‘’ Camp Nou ‘’ .
Memphis Depay vijon të mos i plotësojë kërkesat e Xavi Hernandez dhe kjo situatë e ka vënë në mëdyshje qëndrimin në Katalunjë . Largimi i Ronald Koeman ka ndikuar në rendimentin e sulmuesit dhe ‘’ Los Cules ‘’ janë përballë një emergjence e cila thekson evitimin e çdo kundrakohe të mundshme.
Për ishi-n e Lyonit merkatoja konsiderohet zgjidhja e vetme për të ndryshuar situatën kaotike dhe tre pretendentë janë shfaqur . Lista kryesohet nga Interi . Kampionët e Scudettos vuajtën largimin e Romelu Lukakut në verën e kaluar dhe nuk e kanë garancinë për vijimësinë në të njëjtën rrugë pavarësisht se Edin Dzeko po ecën më një ritëm të kënaqshëm .
Simone Inzaghi e vlerëson përshtatjen e 27 vjeçarit në shumë pozicione , fakt që do ti krijonte lehtësira zikaltërve gjatë ndeshjeve. Ndër kandidatët përfshihen edhe kundërshtarët historikë të tyre .
Milani e di shumë mirë se Zlatan Ibrahimovichit i mbeten edhe pak vite dhe Stefano Pioli e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje për të mos prishur harmoninë e krijuar pas disa sezonesh lufte konstante .
Rafael Leao dhe Olivier Giroud nuk kanë bindur në ‘’ San Siro ‘’ dhe për këtë arsye ‘’ Djalli ‘’ kërkon ti zëvëndësojë duke afruar Memphis Depay. Hollandezi është një lojtar cilësor dhe tek italianët mund të ketë shansin ta harrojë shumë shpejt Barcelonën. S’duhet të mënjanohet as Juventusi i cili konsiderohet një pretendent shumë i fuqishëm.
Fakti e të qënit rekordmen i Calcios për 9 vite rradhazi është një avantazh për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ e cila pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Torino nuk po e gjen dot qetësinë e duhur .
Massimiliano Allegrit i është shtuar dhimbja e kokës sidomos pas dëmtimit të Federico Chiesas dhe transferimi i Memphis Depay do ta qetësonte situatën e agravuar tek bardhezinjtë . Vetëm 8 gola dhe 2 asiste në 22 ndeshje konsiderohen të pamjaftueshme për ‘’ Blaugranët ‘’ dhe Memphis Depay e ka kuptuar se shpresat për të vijuar në ‘’ Camp Nou ‘’ janë tejet të reduktuara .



