“The Mirror” shkruan për dhunën në sfidën mes Partizanit dhe Skëndërbeut

“The Mirror” shkruan për dhunën në sfidën mes Partizanit dhe Skëndërbeut

Dhuna që u shkaktua në sfidën mes Partizanit dhe Skëndëbeut ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja.

E përditshmja britanike “The Mirror” i ka kushtuar një lajm të veçantë kësaj përballje, duke u fokusuar tek incidentet që ndodhën në shkallët e stadiumit mes policisë dhe tifozave në kuq.

“The Mirror” e paraqet lajmin me fotot dhe videot e përleshjes mes tifozave dhe policisë ku një tifoze femër rrezikoi jetën.

“Video tregon momentin tronditës së një tifoze femër që është futur në fushën e lojës, pas një rrahje massive në shkallët e stadiumit, ku ishte duke ndjekur një lojë futbolli.

Sipas njoftimeve, problemet nisën në minutën e 86. Lojtarët vendas nxituan mbi këndin e trazuar të “Elbasan Arena” duke u përpjekur që të qetsojnë tifozerinë e tyre. Por, përpjekja e lojtarëve të Partizanit ishte e shkurtër, pasi forcat speciale u thirrën për të ndërhyrë” shkruan “The Mirror”.

Sfida mes Partizanit dhe Skëndërbeut përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0 e cila u luajt mes një tensioni mjaft të lartë./F.B, TemA TV

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy