
Spanja ka fituar Botërorin për femra, për herë të parë në histori.
Skuadra spanjolle triumfoi minimalisht në finale, ndaj Anglisë, në një ndeshje emocionuese dhe spektakolare. Goli i shënuar nga Carmona Garcia në minutën e 29-të, vendosi finalen e madhe.
Spanja kishte mundësinë të dyfishonte shifrat, por Hermoso gaboi nga penalltia në minutën e 70-të.
Triumf i madh për spanjollet, që shkruajnë emrin e tyre në historinë e Botërorëve.



