Laçi është skuadra e parë që kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Kurbinasit eliminuan Teutën në gjysmëfinale, për të prerë biletën për më tej. Pas ndeshjes së parë në Durrës, të cilën bardhezinjtë e fituan 1-2, sfida e kthimit u mbyll në barazim 1-1, duke bërë që skuadra e Duros të kualifikohet.
Në ndeshjen e zhvilluar në Laç, Teuta kaloi e para në avantazh me Rubin Hebajn në minutën e 15-të, por vendasit barazuan me Akinyemi në minutën e 44-t dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Tashmë Laçi është në pritje për të mësuar kundërshtarin në finale, që do të jetë një mes Vllaznisë dhe Partizanit, dy skuadra që do të përballen në Shkodër ditën e sotme.



