Nuk është zyrtarizuar ende te Chelsea, Lukaku firmos kontratën e re

Nuk është zyrtarizuar ende te Chelsea, Lukaku firmos kontratën e re

Romelu Lukaku do të luajë me Chelsea, pasi u largua nga Interi, ndonëse zyrtarizimi nuk ka ardhur ende. Sulmuesi ka mbërritur në Angli prej ditësh, por për shkak të rregullave të Covid-19, belgu është i detyruar të qëndrojë disa ditë në karantinë.

Por kur të gjithë presin zyrtarizimin e sulmuesit 28-vjeçar te Chelsea, ai ka firmosur një tjetër kontratë. Futbollisti ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me agjentin e tij, Federico Pastorello. Ka qenë vetë ky i fundit, i cili ka bërë publik akordin me lojtarin me anë të një postimi në “Instagram”.

Kujtojmë se Lukaku u largua nga Interi, për të kaluar te Chelsea, me klubin italian që nga kjo lëvizje do të përfitojë 115 milionë euro.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy