Kandidatë të fuqishëm për Kane

Kandidatë të fuqishëm për Kane

 Vera e kaluar e afroi shumë Harry Kane-n me Manchester City-n, çështje që ka mbetur pezull për bardhekaltërit të cilët me ngulm po kërkojnë një pykë pasi Guardiola e konsideron një domosdoshmëri për të ardhmen .

Daniel Levy sakrifikoi shumë për qëndrimin e ‘’ Uraganit ‘’ në ‘’ White Hart Lane ‘’ sepse Tottenhami i tij ka nevojë për fitimin e titujve , objektiv  i cili akoma s’po arrihet dhe mund të vërë në rrezik qëndrimin e  anglezit.

 Golashënuesi e përfundon kontratën me ‘’ Spursat ‘’ në 2024-tën dhe sipas  ‘ Sky Sport ‘ vera e ardhshme mund të jetë një periudhë definitive për të ardhmen e Harry Kane, lojtar që mendon se një ditë do ta shtrijë protagonizmin dhe e ka kuptuar se me kryeqytetasit nuk mund të bëjë më shumë .

Kandidatët sigurisht priteshin shumë të fortë në çdo aspekt ku kryesojnë pikërisht ‘’ The Citiziens ‘’ që kanë si prioritet fitimin e Champions Leagues dhe firmosja me 28 vjeçarin konsiderohet një hap më shumë drejt objektivit .

140 milionët e ofruara nga sheikët , llogjikisht do të superohen gjatë merkatos verore sepse Harry Kane është një alternativë tejet e përshtatshme nëse s’do të arrihet akordi me  Erling  Haaland .

Manchester City do të jetë i kërcënuar nga rivalët e përjetshëm , pra Manchester United që nuk ka ngurruar asnjëherë për transferimin e ishi-t të Leicesterit në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ dhe duke ditur se Rashford dhe Cavani do ti thonë lamtumirë ‘’ Old Traffordit ‘’ , për të shmangur problematikat e mëtejshme , firmosja me Harry Kane do të ishte një sukses abosolut për britanikët.

Skenari normalisht do të ndryshonte tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ sepse Cristiano Ronaldo do të gjente mbështetjen e një bishe në ofensivë dhe mund të qëndrojë tek një ndër klubet më të famshëm të planetit.

Por gjithmonë skuadrat e elitës kanë patur pas dere një personalitet që bën çdo gjë për skuadrën e zemrës .

Florentino Perez nuk do të ndalet deri sa t’ia shikojë veshur fanellën e ‘’ Los Blancos ‘’.

Me Benzeman drejt fundit të karrierës, ‘’  Galaktikët ‘’ po tentojnë rifresikimin e fazës sulmuese dhe transferimi i rradhës në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ duhet të jetë në të njëjtin nivel sepse filozofia e praktikuar gjithmonë është lidhur me yjet e elitës të cilët ia kanë shpërblyer sakrificat manjatit spanjoll.

22 gola dhe 5 asiste në 41 sfida flasin vetë dhe parashikohet se merkatoja verore do të jetë një fazë e nxehtë për këto pretendentë të cilët do të jenë pa dyshim protagonistë të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy