
Skuadra e Real Madridit ka arritur të ketë fat në fundin e merkatos duke transferuar talentin Eduardo Camavinga në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. Por kryeqytetasit nuk mund të shkëputen nga Kylian Mbappe dhe Erling Haaland të cilët tashmë janë kthyer në të domosdoshëm për ‘’ Galaktikët ‘’. Për norvegjezin interesohet prej kohësh edhe Paris St Germain , drejtuesit e të cilit e kanë përzgjedhur në rast se Kylian Mbappe do ti japë lamtumirën ‘’ Parque De Princes ‘’ për t’iu bashkuar spanjollëve .
Megjithatë drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ janë treguar shumë të kujdesshëm sepse e kanë të qartë vështirësinë e konkretizimit të operacionit për norvegjezin dhe sipas të famshmes As e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Robert Lewandovski .
Emri i polakut u lidh edhe në të kaluarën me gjigandët e Primera Division por madrilenët konsiderojnë se merkatoja e ardhshme është momenti perfekt për ta mbyllur këtë kapitull dhe ti japin kënaqësinë golashënuesit 33 vjeçar të mbrojë ngjyrat e një ndër klubeve më potentë në planet. Arritjet e yllit të Bayern Munchen ia kanë mbushur mëndjen Carlo Ancelottit se transferimi i mundshëm në kryeqytetin spanjoll do ti garantonte më tepër eksperiencë ofensivës e cila do ta kishte më të lehtë për të shtuar produktivitetin gjatë ndeshjeve .
Pavarësisht se i mbeten edhe pak vite në terrenet e gjelbërta , sulmuesi nga Varshava nuk ka mbetur në asnjë moment në hije por përkundrazi e ka rritur efektivitetin dhe është shëndërruar në një alternativë interesante për Real Madridin pa harruar Chelsean që lufton prej kohësh për ishi-n e Borussia Dortmundit . Robert Lewandovski e ka filluar sezonin me shumë vrull dhe në 4 ndeshjet e para ka shënuar 7 gola , fakt që tregon se ky sezon do të shënojë një tjetër rekord në karrierën e yllit të bavarezëve .



