Atletico Madridi deklaron largimet

Atletico Madridi deklaron largimet

Sezoni më shumë ulje-ngritje i ka lënë një shije jo të mirë Diego Simeones, trainer i cili gjithsesi vijon ta rendisë ndër ekipet më të mirë të La Ligas Atletico Madridin.

Me argjentinasin në stol, ‘’ Los Colchoneros ‘’ ndër vitë tashmë janë shëndërruar ndër rivalët më të sikletshëm në Spanjë dhe më gjerë, trainer i cili shquhet për shpirtin luftarak.

Ishi i River Plates ka filluar të mendojë për të ardhmen e afërt, konkretisht merkaton e verës, gjatë të cilës priten disa largime nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Ndër më të përfolurit përshihen Alvaro Morata, Jose Maria Gimenez dhe Saul Niguez.

Golashënuesi e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, pavarësisht se mbetet një kërcënim serioz për çdo rival.

31 vjeçari numëron 18 javë pa shënuar gol, statistikë shqetësuese për një lojtar të nivelit të tij. Mirëpo, disa klube vijojnë të shpresojnë për të marrë shërbimet e madrilenit, largimi i të cilit mendohet se do ti sigurojë një shumë të konsiderueshme arkave të klubit.

Gjithashtu mbrojtësi uruguajan e ka humbur ndjeshëm terrenin në krahasim me të kaluarën, shtuar edhe dëmtimet të cilët kanë ndikuar në dhënien e 100 %-shit.

Besohet se merkatoja e verës do të jetë periudha ideale për ishi-n e Danubios për të gjetur një tjetër ekip, lojtar i cili pavarësisht peripecive konsiderohet shumë cilësor në prapavijë.

Edhe Saul Niguez pas rikthimit nga Chelsea nuk ka ditur të riadaptohet në skemat e të ashtuquajturit ‘’ El Cholo ‘’.

Aktualisht spanjolli është një ndër më të paguarit tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ por fatkeqësisht nuk ka mundur ta justifikojë këtë fakt.

Shpresohet se në sezonin vijues Atletico Madridi do të bëjë më shumë në aspektin e rezultateve pasi renditja ndër katër më të mirët e La Ligas dhe gjithashtu të qënit një ekip kompetitiv në kontinentin e vjetër nuk mjafton.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy