
Ish-futbollisti italian, Roberto Baggio, e quan si një turp të madh, mungesën e Italisë në Botërorin e Katarit, pasi janë kampionë të Europës.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Baggio deklaroi se FIFA duhet të ndryshojë rregullat, për kombëtaret që duhet të luajnë në Botëror.
Turpi më i madh është që Italia nuk shkoi direkt në Katar pasi fitoi Kampionatin Evropian.
Duhet të ndryshojmë rregullat. Është skandaloze, më duket çmenduri. A do të kenë fituar ndonjë shpërblim apo jo? Po të kisha qenë unë në vendin e tyre, nuk e di se si do të kisha reaguar.
Është gjëja më e keqe për t’u pranuar, sepse në një ndeshje 90-minutëshe çdo gjë mund të ndodhë, një gjë shkon keq dhe ju qëndroni në shtëpi.



