
Newcastle United pak e nga pak po tregon dhëmbët në këtë merkato janari të cilës i mbeten edhe disa ditë për të përfunduar.
Drejtuesit e bardhezinvje tani më shumë se kurrë po i shtojnë përpjekjet sepse janë koshientë se duhen ndërhyrje cilësore që do të jenë piknisja drejt suksesit .
Anglezët janë tejet të përqëndruar në këtë periudhë nga e cila do të varen fatet e sezonit sepse deri më tani gjithçka është vënë në pikpyetje duke iu referuar renditjes në tabelë .
Sipas ‘ Daily Telegraph ‘ Eddie Howe është kthyer në retrospektivë duke u fokusuar tek mesfushori Jesse Lingard për të cilin qëndrimi në ‘’ Old Trafford ‘’ konsiderohet një dhimbje të fortë koke dhe kjo është një mundësi për Newcastle United për ta transferuar në ‘’ St James Park ‘’.
Kontaktet me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë rifilluar sepse traineri anglez është i bindur se me inkursionet e tij 29 vjeçari mund të shkaktojë shumë ndryshime në ofensivë , e cila ka nevojë për rezultate të menjëhershme .
Kthesa e Jesse Lingard filloi me huazimin tek Aston Villa, ekip në të cilin jo vetëm që i bëri shkëlqyeshëm detyrat por përfundoi duke u shëndërruar në një emblemë tek londinezët duke i treguar Manchester se gaboi me uljen në stol të britanikut.
Ky fakt ia ndez shpresat ‘’ Las Urracas ‘’ se mund ta përsërisë këtë eksperiencë edhe për llogari të tyre, por këta të fundit duhet të veprojnë me shpejtësi sepse kanë mbetur edhe pak ditë për përfundimin e merkatos dhe duhet të formojnë një skuadër solide për fazën me vendimtare të sezonit, kryefjala e të cilës është mosrënia në Championship.



