Mesfushori spanjoll, Pablo De Luacas, nuk është më një lojtar i Kukësit. Klubi verilindor nëpërmjet një komunikate, bën të ditur mbylljen e bashkëpunimit mes palëve.
35-vjeçari u bashkua me Kukësin në verën e kaluar, si një dëshirë e madhe e ish-trajnerit të verilindorëve.
Spanjolli u aktivizua në 33 ndeshje në Superiore, ku dha një asist, si dhe në 3 ndeshje në Kupën e Shqipërisë. De Lucas tashmë ka dalë lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re.



