
Ermal Tahiri, ish-futbollist i Kombëtares dhe Dinamos në emisionin “Skaner” në MCN TV, ëhstë shprehur se përveç Martinit që fitoi titullin me Teutën, merita për sezonin e bërë ka edhe trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli. Tahiri gjithashtu ka thënë më tej, se Alban Xhaferri i Vllaznisë duhet të merret shembull nga presidentët e tjerë.
“Nëse sot i japim Martinit merita, unë them që bashkë me të më i miri i këtij sezoni është edhe Memelli. E shpëtoi Skënderbeun dhe është në finalen e Kupës. I lumtë presidentit të Skënderbeut, që e konfirmoi Memellin ende pa përfunduar sezoni.
Vllaznia ishte katalizatori i kampionatit shqiptar. E bëri ekipin siç duhet dhe arritën aty ku duhet. Merita e tyre e madhe është që krijuan një grup dhe e bënë në mënyrën e duhur. Erdhi një president i cili vjen nga basketbolli. Kishte një ecuri të mirë me trofe. Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi duhet të merret shembull nga të tjerët.”, u shpreh Tahiri.



