Atletico Madridi ‘’ peshkon ‘’ tek Athletic Bilbao

Atletico Madridi ‘’ peshkon ‘’ tek Athletic Bilbao

Ecuria shumë e mirë e Dani Vivian me Athletic Bilbaon tashmë eshte pasuar me interesin e Atletico Madridit. 24 vjeçari konsiderohet një ndër pilarët e mbrojtjes nga tekniku Ernesto Valverde, kontrata e të cilit me vaskët skadon në 30 qershorin e 2025-sës . Një transferim i mundshëm në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do ti jepte shansin spanjollit për të qenë pjesë e një ekipi elite , në Spanjë dhe Europë dhe gjithashtu do të kishte shansin për të provuar veten edhe në Champions League. Gjithsesi , kryeqytetasit do të kenë një rrugë të gjatë përpara për faktin se Dani Vivian është një ndër më të mirët e Athletic Bilbaos dhe parashikohet një rezistencë nga drejtuesit e këtij ekipi gjatë merkatos së verës . Duhet parë nëse oferta e ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të rezultojë bindëse, për të cilët transferimi i Dani Vivian konsiderohet një ndër prioritetet për sezonin 2024-2025. Vetëm 6 sfida i janë dashur mbrojtësit nga Vitoria për ta bindur Diego ‘’ El Cholo ‘’ Simeonen , trainer i cili e ka ndryshuar historinë e Atletico Madridit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy