Fagu: Dështim nëse nuk arrijmë objektivin, kam shumë pengje

Fagu: Dështim nëse nuk arrijmë objektivin, kam shumë pengje

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi pa gola ndaj Vllaznisë.

Fagu deklaroi se skuadra e tij bëri mirë, por presioni bëri që të mos jenë të qartë.

Sipas tij, sezoni quhet i dështuar nëse nuk arrihet objektivi dhe është një ndeshje për tu luajtur.

Bëmë një ndeshje të mirë kundër një kundërshtari të fortë. Bëmë disa gabime në lojë, patëm shanse për gol, por presioni na bëri të mos jemi të qartë. Do të luajmë deri në fund, matematika na e lejon vendin e 4-të dhe do të bëjmë gjithçka.

Sezoni i dështuar do të jetë nëse nuk e arrijmë objektivin. Dihet që kemi objektiv titullin gjithnjë. Kjo formulë e re na e lejon. Do të bëjmë maksimumin në javën e fundit dhe të shohim rezultatet e tjera.

Mund të kem shumë pengje, si me Skënderbeun kur ishte me 10 veta duhet ta kishim fituar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy