
Te Paris SG u largua si i padëshiruar, por Manchester United i ka besuar për të paktën edhe 1 sezon Edinson Cavani-t. Klubi i drejtuar nga vëllezërit Glazers ka njoftuar rinovimin me uruguainin, që pavarësisht problemeve fizike deri më tani ka shënuar 15 gola me ‘djajtë’.
Falë kontributit të tij Manchester United deri më tani ka siguruar finalen e Europa League, ndërsa edhe vendi i dytë në Premier League është një objektiv thuajse i përmbushur.
Cavani është 34 vjec dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Paris SG ku ka zhvilluar 7 sezone.



